Mimoza takon gratë e “Medica Kosova” në Gjakovë
Gjakovë- Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari- Lila, ka ndarë kohë që të takohet dhe të bisedojë me përfaqësuesen e shoqatës së grave “ Medica Kosova” në Gjakovë, organizatë kjo që vepron për ngritjen e shkallës së zhvillimit të grave të cilat gjatë luftës kanë përjetuar më të padëshiruarën e tyre jetësore.
Veprore Shehu, udhëheqëse e kësaj organizate, në takim me Kusari-Lila, ka shpalosur gjithë aktivitetin dhe mundin që ka realizuar organizata në fjalë për të mbështet gratë që kanë përjetuar shumë sfida gjatë periudhës se luftës në Kosovë. Po ashtu, në këtë takim është kërkuar një mbështetje më e madhe për gratë e kësaj organizate por edhe një bashkëpunim të mirëfilltë në mes institucioneve komunale dhe “Medika Kosova”.
Kusari-Lila ka thënë se e përkrahi gjithë aktivitetin e kësaj organizate e cila pas luftës në Kosovë, ka bërë të pa mundurën për këtë kategori të femrave gjakovare për të ju krijuar kushte pak a shumë rehabilituese, me qëllim që vuajtjet të jene të kohës së kaluar. Kusari-Lila, ka thënë se derisa Gjakova ka zgjedhur një femër për udhëheqjen e komunës tregon forcën e femrës së kësaj treve. /radiogjakova/