.
Published On: Thu, Mar 20th, 2014

AAK: 100 ditë plot dështime

Share This
Tags

aak-kociGjakovë – Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës dega në Gjakovë, kanë e ka cilësuar si të dështuar 100 ditëshin e parë të krytares së komunës Mimoza Kusari – Lila. Në një konferencë për media tw mbajtur sot, zyrtarë të këtij subjekti politik kanë përmendur disa arsye, që sipas tyre, kanë bërë që kjo qeverisje të jetë e dështuar dhe të tregojë shenja të dështimit edhe në të ardhmen.

Sekretari i përgjithshëm i degës së AAK-së Agim Koci, ka përmendur bllokimi e QKMF-së, largimin nga puna të 60 mësimdhënësve të punësuar sezonal, largimin e 13 punëtorëve nga “Ngrohtorja e Qytetit”, aferën korruptive me ish – drejtorin e Shërbimeve Publike dhe së fundmi edhe konferencen e donatorëve, që sipas tij janë treguesit më të mirë për paaftësinë e qeverisjes së Kusari – Lilës.

Lidhur me konferencën e donatorëve, Koci e ka përsëritur qëndrimin e AAK-së se e tërë kjo ka qenë vetëm një spektakël medial i kryetares Kusari – Lila, pasi komuna e Gjakovës edhe në të kaluarën e ka gëzuar mbështetjen e donatorëve të shumë./radiogjakova/