.
Published On: Fri, Mar 21st, 2014

Krena, rregullimi i shtratit përfundon në 2016-ën

Share This
Tags

krena---Gjakovë- Rregullimi i shtratit të lumit Krena i cili rrjedhë pothuajse në tërë gjatësinë e qytetit, ka qenë një kërkesë e kamotshme e banorëve të komunës së Gjakovës, ndërkohë që sipas informatave të fundit rregullimi i tërë shtratit do të përfundoi deri në vitin 2016.

Si jemi njoftuar nga Xhelal Hoxha, drejtor i Drejtorisë komunale për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit në Gjakovë, aktualisht ka përfunduar rregullimi i shtratit të Lumit Krena nga Lagjja Gërqar deri tek Ura e Taliqit, ndërkohë që kanë mbetur pa u përfunduar edhe dy segmente tjera, përkatësisht nga Fabrika e Materialit Ndërtimor si dhe nga Ura e Taliqit deri tek derdhja e lumit Krena në Erenik.

Në këtë drejtim, Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, ka kërkuar nga Komuna e Gjakovës, përgatitjen e projektit për tërë pjesën e papërfunduar  të shtratit të lumit Krena.

Një kërkesë të tillë, drejtori i Drejtorisë komunale për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit në Gjakovë, Hoxha, e ka prezantuar në mbledhjen e fundit të Bordit të Drejtorëve, me ç’rast ka kërkuar adhurimin e punëve në përgatitjen e projektit, duke u nisur nga fakti se ministria tashmë i ka ndarë mjetet materiale në shumë prej 220 mijë euro, të parapara për këtë vit, ndërkohë që lidhur me këtë drejtoria e Shërbimeve Publike së shpejti do të hap tenderin për projektin e këtyre dy segmenteve të lumit Krena./radiogjakova/