.
Published On: Fri, Mar 21st, 2014

Më 21, 22, 23 mars mbahet “Gjakova Film Festival”

Share This
Tags

gjakova-film-festival-12Gjakovë- Në Gjakovë fillon edicioni i tretë i festivalit ndërkombëtar të filmit me metrazh të shkurtër, “Gjakova Film Festival”.

Sipas njoftimit të organizatorit, në këtë ngjarje kinematografike për tri ditë do prezantohen filma nga shumë shtete botërore.

Mysafirë dhe pjesëmarrës aktiv të festës së filmit në Gjakovë do jenë edhe personalitete eminente nga kultura dhe arti si, Tinka Kurti, Hadi Shehu, Rajmonda Bulku,Timo Floko, Yuri Antonosante, Fadil Hysaj, Mevlan Shanaj, Bislim Muqaj, Sylejman Lokaj, Sofia Ilijeva, Shpejtim Kastrati, Ilirijana Arifi dhe shumë figura të tjera të çmuara të filmit, dramës dhe kulturës në përgjithësi.

Përveç në qytetin e Gjakovës me 21, 22 dhe 23 mars, të shtunën  “Gjakova Film Festival” do prezantohet edhe në Has. Festivali mbyllet të dielën, më 23 mars./radiogjakova/