.
Published On: Sun, Mar 23rd, 2014

KR “Gjakova” takim me Kusari-Lilën

Share This
Tags

gjakova-kusariGjakovë- Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka pritur në një takim një grup të rotarianëve të klubit “Gjakova”. Me këtë rast, Selajdin Nagavci, kryetari i klubit, Kusari-Lilën e ka njoftuar me pak fjalë për historikun e rotarianëve e në vecanti për atë të “Gjakovës” si klub i parë rotarian në Kosovë.

Ai ka theksuar aktivitetet e deritashme të klubit, i themeluar para 14 viteve, si dhe për projektet dhe synimet e rotarianëve gjakovarë të cilët gjithë aktivitetin e tyre e ka në shërbim të komunitetit. Ndër prioritetet e rotarianëve, ka theksuar Nagavci, është sigurimi dhe sjellja e mamografit në Gjakovë i cili ka vlerën rreth 120 mjë euro. Ai ka thënë se për këtë ka vitë që është duke u angazhuar z. Ruzhdi Bakalli, themelues i Rotarit në Kosovë, por aktualishtë për këtë është duke zhvilluar aktivitet me kolegët e tij governator të distrikteve të Rotarianëve në SHBA për të siguruar 75 % të mjeteve, por edhe ne në Gjakovë si përfitues duhet të participojmë duke siguruar 25 % të mjeteve për sigurimin e këtij aparat të domosdoshëm për komunën e Gjakovës i cili shërben për diagnostifikimin e sëmundjeve kancerogjene tek femrat.

Për këtë z. Bakalli ka vënë në lëvizje rotarianët e të dy klubeve në Gjakovë, edhe ate “Gjakova-Cabrati” që të angazhohen në këtë drejtim. Ndërkaq, kryetarja Kusari- Lila, pasi ka dëgjuar rotarianët për aktivitetin e bujshm të tyre si dhe dëshirën që të bëhët anëtare e klubit më të vjetër në Kosovë, i ka përgëzuar duke shprehur gatishmërinë për një bashkpunim dhe mbështetje të klubit në realizimin e projekteve të tyre me të cilat përfiton komuniteti në Gjakovë./radiogjakova/