“Darka”, fituese e “Gjakova Film Festival”
Gjakovë- Ka përfunduar edicioni i tretë i festivalit ndërkombëtarë të filmit të shkurtër “Gjakova Film Festival”, në të cilin kanë marrë pjesë 27 filma nga 12 shtete të ndryshme. Marrë në tërësi në edicionin e tretë të “Gjakova Film Festival”, janë ndarë gjithsejtë 14 çmime.
Sipas vendimit të jurisë së festivalit, në krye të së cilës ishte profesori i filmit nga Tirana, Mevlan Shanaj-regjisor, çmimin kryesor për filmin më të mirë të festivalit e ka marrë filmi shqiptar “Darka” në regji të Suela Baka e cila ishte edhe skenariste e këtij filmi.
Cmimi për rexhinë më të mirë i takoi regjisorit polak Bartosh Kruhlik për filmin “The Heat”, Skenari më i sukseseshëm, për një fabul tejet atraktive, i takoi autorit Alti Karaj për filmin “I Jashtëligjshmi”, ndërkaq aktorët më të mirë në “Gjakova Film Festival” u shpallën Donika Ahmeti dhe Kastriot Qaushi. Ndryshe çmini Nderi i Festivalit i ka takuar doajenit të skenës gjakovare Sulejman Lokaj./radiogjakova/










