.
Published On: Tue, Mar 25th, 2014

Pezullohet avokati i Komunës, Afrim Radoniqi

Share This
Tags

komuna-gjkGjakovë- Me arsyetimin se është pjesë e hetimeve, nën dyshimin për kryerjen e disa veprave penale, kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila, të marten e ka pezulluar nga pozita e Avokatit Publik Komunal Afrim Radoniqin.

Në vendimin që të marten i është dorëzuar Radoniqit, një kopje të së cilit ka arritur ta sigurojë edhe gazeta, thuhet: “Afrim Radoniqi, i caktuar në vendin e punës Avokat Publik Komunal, në kuadër të Zyrës së Kryetares së komunës së Gjakovës, pezullohet me pagesë 50% të rrogës së tij, menjëherë nga detyra deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga Gjykata. Afrim Radoniqit, i ndalohet hyrja në zyrën e tij pasi prania e tij në zyre mund të pengojë hetimet”.

Pezullimin e Radoniqit nga detyra e ka konfirmuar për gazeten edhe zëdhënësi i komunës së Gjakovës Ali Tafarshiku. “Po, kryetarja ka marrë vendim për pezullimin e tij nga detyra, pasi nga prokuroria e kemi marrë konfirmimin se avokati Radoniqi është duke u hetuar për disa raste. Unë nuk di të them konkretisht se për çfarë po hetohet ai, por bëhet fjalë për transfere të paligjshme të pronave, keqpërdorim të detyrës zyrtare, falsifikim të dokumenteve zyrtare e të tjera”, ka thënë Tafarshiku./zeri/