Komuna, mbi 5 milionë euro borxhe, ja lista
Gjakovë- Në një konferencë për media është bërë prezentimi i borxhit të përgjithshëm të ish qeverisjes së shkuar, respektivisht deri me datë 31.12.2013. Sipas të dhënave zyrtare të drejtorit të Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Teki Shala, është bërë e ditur se në saje të borxheve të faturuara deri më tani nga ish pushteti i shkuar, rezulton se Komuna e Gjakovës ka trashëguar borxhe në vlerë prej 5,582,270.39 euro.
Mirëpo, kjo edhe nuk mund të llogaritet si borxh i përgjithshëm pasi mungojnë edhe disa fatura, që ndonëse nga ish operatorët dhe kompanitë janë dorëzuar në Komunë, megjithatë ato nuk gjendenv në asnjërën prej listave të drejtorive. Si një prej shembujve është dhënë edhe faturimi në vlerë prej 17 mijë euro që agjensia tursitike “Kosova Reisen” i ka dorëzuar në Komunë, porse ato nuk figurojnë, por që kjo shumë nga e njëjta kompani vazhdon të kërkohet dhe se duhet dhënë llogari se për cilat udhëtime bëhet fjalë, që nënkupton për keqmenaxhim të pushtetit.
Në këtë kontest janë sjellë edhe faturimet gjatë fushatës zgjedhore të bëra në gazetën “Tribuna” për marketing të fushatës zgjedhore nga ish kryetari Pal Lekaj që janë fatuar në emër të Komunës, e jo në emër të subjektit partiak që i takon, AAK-së. Përsa i përket borxhit akual të publikuar, drejtori Teki Shala ka pohuar se këto janë shifra zyrtare të borxheve të faturuara dhe i nënshkruar në raporte të ndryshme nga projektet kapitale dhe se pritet që ky borxh të rritet për shkak se mbetet të verifikohet prapë në terren, ndërkohë që ky borxh i publikuar është zyrtarisht i verifikuar.
Duke dhënë spjegime tjera për këtë borxh të trashëguar, drejtori Teki Shala ka pohuar se bëhet fjalë për shkelje të ligjit pasi asnjë procedurë nuk mund të iniciohet pa posedimin e mjeteve.