.
Published On: Thu, Mar 27th, 2014

Projekti i Alpeve, i rëndësishëm për Shqipërinë

Share This
Tags

mimoza-minxhoziGjakovë- Kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila ka pritur ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Në këtë takim të ngrohtë dhe konstruktiv, Kusari-Lila së bashku me ambasadorin Minxhozi kanë disktuar për një mori temash dhe projektesh, me theks të veçantë për projektin e alpeve shqiptare, e cila nënkupton edhe përfshirjen e pjesës së Kosovës, që do të sillte zhvillim të përbashkët turistik malor dhe joshës për turistë jo vetëm vendor, por edhe për të huaj.

Ky ka qenë vetëm njëri ndër projektet e bashkëbiseduara të cilat do të shikojnë mundësinë e konkretizimeve, për çfarë në javën e ardhshme, në vizita të ndara në komunën e Gjakovës do të vinë drejtues nga Fondi për Zhvillim të Shqipërisë, si dhe kryeparlamentari Ilir Meta.

Ambasadori Minxhozi është shprehur se projekti i alpeve hap rrugë edhe për projekte të tjera. Ndërsa binjakëzimi me Pogradecin shpreh jo vetëm thjesht lidhje turistike, kulturore, etj, porse njiherit edhe mundësi të të bërit biznes./radiogjakova/