.
Published On: Fri, Mar 28th, 2014

Komuna: Lekaj po “tronditet” nga sukseset e Mimozës

Share This
Tags

komuna-gjkGjakovë- Pas akuzave për shpifje nga dega e AAK-së drejtuar Komunës së Gjakovës, kanë reaguar këta të fundit duke thënë se ende nuk ka dalë shuma përfundimtare e borxhit, pasi nga dita në ditë shtohen ankesat e operatorëve për mungesë faturash.

“Nuk e dimë sesi ndjehet z. Lekaj kur kupton se Komuna e Gjakovës tash e tre muaj është arenë hetimesh nga Gjykata për Krime Ekonomike, Prokuroria dhe EULEX-i. Ndoshta z.Lekaj me “komoditet” nga zyra e re e AAK-së, pasi që u zhvendos nga objekti i uzurpuar komunal, e që aktualisht vendoset në një objekt pa leje, ndjek zhvillimet e fundit në Komunë ku cdo ditë suspendohen dhe arrestohen zyrtarë, bashkëpunëtorë të deri djeshëm të tij”, thuhet në reagimin e Komunës.

“Po ashtu i rikujtojmë opozitës se ende nuk janë bërë 100 ditë dhe së shpejti krahas konferencës së donatorëve, zonës së lirë ekonomike e shumë të arriturave tjera, do të “tronditen” nga sukseset e reja të kryetarës Mimoza Kusari Lila dhe qeverisjes lokale”, mbyllet deklarata./radiogjakova/