.
Published On: Mon, Mar 31st, 2014

Komuna dhe MTI takim me biznese dhe konsumatorë

Share This
Tags

takimi-mtiGjakovë- Me organizim të Ministrisë së Tregtisë dhe të Industrisë në bashkëpunim me Komunën e Gjakovës, në kuadër të aktiviteteve të muajit për “Mbrojtjen e të Drejtave të Konsumatorit” si dhe vetëdijesimin mbi rolin e “Infrastrukturës së Cilësisë” në zhvillimin ekonomik të vendit tonë, është mbajtur tryezë të karakterit informativë me biznese dhe konsumatorë të emërtuar “Roli dhe funksioni i Infrastrukturës së Cilësisë në Mbrojtjen e Konsumatorit”.

Këtë tryezë e ka hapur Astrit Hasani, përfaqësues i Divizionit për Infrastrukturë të Cilësisë, i cili në fokusim ka patur trended zhvillimore të Ministrisë së Tregtisë dhe të Industrisë në kohën kur kryetarja aktuale e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, ka qenë ministre në MTI.

“Në kohën kur kryetrja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila ka qenë në postin e ministres në MTI janë shënuar arritje të mëdha që janë vlerësuar edhe në raportin e Bashkimit Europian si dhe në raportin e të bërit biznes, ku duhet vënë në pah fuqizimin e komunitetit të biznesit dhe mbrojtjen e konsumatorit” ka vlerësuar Astrit Hasani. Ndërkaq, në fjalën e rastit, kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila ka theksuar se secili duhet të merr  përgjegjësitë që u takojnë sepse pa funksionimin e të gjitha hallkave  nuk mund të ketë Infrastrukturë të Cilësisë.

Në këtë kontest, kryetarja Mimoza Kusari Lila ka treguar për komponentët e infrastrukturës së cilësisë, siç janë: standardizimi, akreditimi, meterologjia, mbikëqyrja e tregut, mbrojtja e konsumatorit dhe vlerësimi i konfirmetit, ku vëhet në pah se  funksionalizimi i Infrastrukturës së Cilësisë ka synim ngritjen e vetëdijes mbi të gjitha fushat që mbulohen në kuadër të Infrastrukturës së Cilësisë dhe rëndësisë së tyre.

Më pas, zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë dhe të Industrisë, Valbone Dushi , udhëheqëse e Departamentit të Industrisë, Muharrem Pozhegu, kryeinspektor i Inspektoriatit të Tregut, Astrit Hasani nga Divizioni për Infrastrukturë të Cilësisë, si dhe përfaqësues të tjerë kanë treguar mbi rolet, qëllimet dhe përgjegjësitë që kanë departamentet gjegjëse.