Këmbëngul Mimoza: Zero tolerancë korrupsionit
Kryetarja e Komunës Mimoza Kusari-Lila, ka përsëritur edhe njëherë në mbledhjen e Bordit të drejtorëve së në këtë qeverisje do të ketë zero tolerancë ndaj korrupsioni , abuzimin e detyrës zyrtare dhe formave tjera që ulë kredibilitetin e zyrtarëve komunal përball shërbimit që kërkojnë qytetarët. Këtë veprim kryetarja e ka lidhur me dy rastet e fundit , suspendimit të Avokatit të Komunës dhe të zyrtarit juridik në Drejtorin e Urbanizmit.
“Nuk do të falë as një rast qoftë edhe një kafe që kërkon çdo zyrtar apo drejtor në Komunën e Gjakovës si kompensim për kryerjen e shërbimeve ndaj qytetarit”, ka thënë kryetarja Kusari-Lila, duke kërkuar edhe nga drejtorët që të bëjnë këtë vendim të ditur të gjithë shërbyesve civil të punësuar në komunë.
SUBVENCIONET PËR BUJQËSINË – Në vazhdim të punimeve të takimit të Bordit të Drejtorëve është shqyrtuar disa kërkesa që janë paraqitur nga ana e drejtorëve të drejtorive dhe sektorëve përkatëse. Bordi ka aprovuar kërkesën e Drejtorisë së Bujqësisë, lidhur me subvencionimin e zhvillimit të perimtarisë dhe të bletarisë në komunën e Gjakovës. Janë aprovuar 400 mijë euro për ngritjen e 10 serrave në sipërfaqe prej 24 ari. Kjo shumë e subvencionit për ngritjen e serrave planifikohet të mbështeten në mënyrë proporcionale nga dy sosh, ka thënë drejtori I Drejtorisë për Bujqësi, Bekim Ermeni.
Sipas planit të ngrijës së këtyre serave të 10-at do të shpërndahen në rajonin e Hasit, Dushkajës, Rekës së Mirë , dhe Rekës së Keqe si dhe një në kufi administrative në zonën urbane të qytetit. Përfituesit e këtyre subvencioneve do të participojnë me 20% të verës së tërësishme të mbështetjes. Ndërkaq, është diskutuar edhe mundësia e përkrahjes të sektorit të bletarisë me pajisje për bletari.
SUBVENCIONET PËR SHËNDETËSINË – Në vazhdën e këtij takimi është diskutuar dhe shqyrtuar edhe kërkesa e Drejtorisë së Shëndetësisë, lidhur me lejimin e shpërndarjes së subvencioneve për shëndetësi në shumë prej 20 mijë euro. Këto mjete sipas drejtorit së kësaj Drejtorie do të shpenzohen për pagesën e një pjese si ndihmë për mjekimin e qytetarëve të Komunës së Gjakovë.
TË HYRAT E 2013-ës – Nga ana e drejtorit të Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Teki Shala është prezantuar Raporti Financiar të Komunës së Gjakovës për periudhën e vitit 2013. Kjo pikë e rendit të ditës është shqyrtuar dhe analizuar në detaje, duke filluar nga të hyrat e grandit qeveritar dhe të hyrave vetjake, shpenzimet, participimet e qytetarëve si dhe donacionet e brendshme e të jashtme, për vitin e 2013. Të hyrat nga grandi ishin 16 milion e 415 euro, të hyrat vetjake 2 milion e 370 mijë euro dhe participimet dhe donacionet 263 mijë e 496 euro., që gjithsejtë, buxheti komunal për vitin e kaluar ishte 19 milion e 384 mijë euro.
ARSIM – Drejtoresha e Arsimit Diana Qarkaxhiu, në raportimin e saj e ka njoftuar kryetaren e Komunës Kusari-Lila dhe anëtarët e bordit të drejtorëve, për përgatitjet e regjistrimit të fëmijëve që për herë të parë regjistrohen në vitin shkollor 2014-2015. “Po punohet në sigurimin e listës emërore të fëmijëve për regjistrim në klasën e parë të shkollës fillore , dhe sipas dinamikës së punëve administrative ky proces do të përfundoi me 12 maj të vitit në vazhdim”, ka thënë Qarkaxhiu.
“LËNDINA E PIKËLLIMIT” – Një pikë tjetër me rëndësi që është shqyrtuar, ishte dinamika e punimeve ndërtimore faza e dytë, që po zhvillohet në varrezat e martirëve dhe dëshmorëve në fshatin Meje. Për këto punime u tha se janë siguruar mjete në vlerë prej 222,641,o1 euro, dhe punimet do të përfundojnë në realizimin e këtij projekti me 24 prill të këtij viti.
FËMIJËT ME AFTËSI TË KUFIZUARA – Kryetarja bashkë me anëtarët e Bordit të Drejtorëve ka aprovuar edhe një kërkesë tjetër që ka të bëjë me pagesën e shpenzimeve për udhëtim të fëmijëve me aftësi të kufizuara në vlerë prej 840 euro, nga buxheti komunal.
BORXHET – Në tërësi është biseduar edhe për listën e operatorëve komunal, që komuna detyrohet ndaj tyre, dhe është thënë se për çdo muaj duhet të hartohet një raport për pagesën e borxheve që ka lanë qeverisja e kaluar pa paguar ndaj operatorëve.
ANKANDI – U vendos që të hapet edhe ankandi publik për shitjen e makinave të vjetra, që kostoja e renovimit është e shumë e madhe.