.
Published On: Tue, Apr 1st, 2014

Përkujtohen martirët e 1 prillit ’99

Share This
Tags

zhdukurt-Gjakovë- Shoqata “Thirrjet e nënave” përmes një komunikate përkujton 1 Prillin e vitit 1999, kur forcat kriminale serbe rrëmbyen 29 banorë martirë të kombit të qytetit të Gjakovës.

Ata duke parë dhunën dhe masakrat që po ushtroheshin ndaj popullatës se pafajshme shqiptare, vendosen qe të largohen nga shtëpitë e tyre. Në rrugë ata u ballafaquan dhe ranë pre e forcave policore, ushtuake e paramilitare serbe, te cilat i rrëmbyen të gjithë meshkujt dhe i dërguan në drejtim të panjohur.

Edhe 15 vite pas luftës në Kosovë, nga ky grup ende nuk dihet për fatin e Martirit te kombit Shaip Rifat Myrataj. Andaj shoqata ”Thirrjet e nënave”, përmes kësaj komunikate,  apelon tek Institucionet vendore dhe ato Ndërkombëtare që të bëjnë presion ndaj shtetit të Serbisë për të zbardhur vendndodhjen dhe kthimin e menjëhershëm edhe të 1716 qytetarëve të Kosovës që ende konsiderohen si të zhdukur./radiogjakova/