.
Published On: Tue, Apr 1st, 2014

Të bashkuar kundër dhunës në familje

Share This
Tags

mimoza-dhunaGjakovë- Në ambientet e Komunës së Gjakovës është  mbajtur takim i mekanizmit kordinues kundër dhunës në familje në Komunën e Gjakovës, me ç’rast është bërë nënshkrimi i marrëveshjes së mirëkuptimit me UN Women dhe mekanizmat tjerë institucional që janë kordinues përgjegjës për mbrojtjen e viktimave nga dhuna në familje.

Ky memorandum i mirëkuptimit është nënshkruar ndërmjet Komunës së Gjakovës, Policisë së Kosovës, Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Gjykatës Themelore të Gjakovës dhe 15 institucioneve tjera.

Para nënshkrimit të këtij memorandumi, kryetarja Mimoza Kusari Lila ka përshëndetur këtë akt dhe ka ofruar mbështetjen e saj për jetësimin e këtij memorandumi, që si program jetësohet me mbështetje të dhënë nga Ministria e Jashtme e Finlandës.

“Një shoqëri e shëndoshë është një shoqëri e sigurtë për të gjithë, por që nuk është i mundur pa funksionalizimin e të gjitha mekanizmave. Ne jemi një shoqëri e pasluftës, e traumatizuar, në tranzicion dhe në krizë ekonomike, porse  nuk jemi të pashpresë. Kam besimin e plotë se me bashkëpunimin e të gjitha strukturave do të dalim të suksesshëm” ka pohuar kryetarja Mimoza Kusari Lila.

Më pas, për qëllimin e këtij memorandumi që synon preventivën, trajtimin dhe riintegrimin e të dhunuarëve kanë folur Flora Macula, shefe e Zyrës së UN Woman në Prishtinë, Shpresa Bakija, kryeprokurore e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, e cila kë bërë të ditur se në tre muajt e parë të këtij viti në juridikiksionin e Gjakovës janë denoncuar dhjetë raste të dhunës në familje, pastaj nga Tahire Haxholli, shefe e Njësitit për Dhunë në Familje dhe Delikuencë të të Miturve në Prishtinë ka bërë të ditur se në vitin 2013, në tërë Kosovën janë raportuar 1087 raste të dhunës në familje.

Po ashtu, për rëndësinë e memorandumit dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe shoqërisë civile kanë folur edhe eprori Kristë Gjokaj, komandant i Stacionit Policor në Gjakovë dhe Sakibe Dola Dobruna nga shoqata “Shtëpia e Sigurtë”.