Majhen vizitë në servisin “Xharra”, ‘bekon’ bashkëpunimin kosovaro-slloven
Gjakovë- Në vazhdën e takimeve që realizoi në Gjakovë, ambasadori i Sllovenisë, Milja Majhen, shoqëruar edhe nga komandanti i trupave të KFOR-it slloven, kolonel Anzhe Rode kanë vizituar edhe përfaqësuesin gjeneral të kompanisë Autocommerce “Ljubjana”, servisin “Mercedes-Benz Xharra”.
Këta të fundit, kanë njoftuar numrin një të diplomacisë sllovene në Kosovë me bashkëpunimin dhe partneritetin e sukseshëm prej dekadash, si përfaqësues të vetëm të “Ljubjana”-s në Kosovë.
Ambasadori Majhen ka premtuar se do të bëjë të pamundurën që ky bashkëpunim kosovaro-slloven të thellohet edhe më tej dhe të shtrihet edhe në fusha tjera me interes, jo vetëm për Gjakovën, por për shtetin e Kosovës.
Po ashtu, “Mercedes-Benz Xharra” prej vitesh është edhe bashkëpuntor i ngushtë i KFOR-it slloven në Kosovë./radiogjakova/