.
Published On: Fri, Apr 18th, 2014

Kurti e Ahmeti në Gjakovë për alternativën qeverisëse

Share This
Tags

kurti-ahmetiGjakovë- Nesër (e shtunë) drejtuesit më të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje do të vijnë në Gjakovë për të shpalosur alternativën qeverisëse.

Pos , Kordinatorit të Qendrës së Gjakovës, Driton Caushit, të pranishëm do të jenë edhe Albin Kurti kryetar i këtij subjekti politik, Shpend Ahmeti, kryetar i Prishtinës, Visar Ymeri, Shef i Grupit parlamentar të VV-së në Kuvendin e Kosovës dhe Dardan Molliqaj, sekretar organizativ i VV-së.

Takimi do të mbahet në shkollën fillore “Kelmend Rizvanolli” në ora 12:00 dhe është i hapur për gjithë qytetarët e komunës së Gjakovës./radiogjakova/