.
Published On: Fri, Apr 25th, 2014

“Gjon Nikollë Kazazi” feston 10-vjetorin

Share This
Tags

mimoza-gj.n.k.Gjakovë – Arsimtar e nxënës të Qendrës për Arsimin dhe Këshillim Profesional “ Gjon Nikollë Kazazi”, kanë kremtuar 10 vjetorin e themelimit të kësaj shkolle profesionale. Në këtë festë të përbashkët mori pjesë edhe kryetarja e komunës Mimoza Kusari-Lila, Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës Dodë Gjergji, përfaqësues të “Caritasit” zviceran, deputet të Parlamentit të Kosovës, përfaqësues të policisë në Gjakovë si dhe shumë struktura udhëheqëse të arsimit dhe institucioneve tjera shoqërore.

Në këtë përvjetor Petrit Hasanaj drejtor i Qendrës për Arsim dhe Këshillim Profesional “Gjon Nikollë Kazazi”, ka folur për historikun dhe të arriturat e suksesshme të këtij kolektivi arsimorë në aftësimin profesional për shumë gjenerata, ndërsa kryetarja e komunës ka përgëzuar stafin pedagogjik për sukseset e arritura.

“Është nder i veçantë për mua, që ndodhem para jush për të marrë pjesë në përvjetorin e një shkolle e cila për komunën e Gjakovës mbetet një dritare e re drejtë rrugës  së ndritur të gjeneratave dhe nxënësve të cilët duan që në të ardhmen e afërt të jenë më profesionist dhe më të suksesshëm”, ka thënë Ksuari-Lila.

Përfaqësuesi i “Caritasit” zviceran, Kreshnik Basha, në këtë manifestim ka thënë se kjo qendër do të ketë mbështetje financiare nga “Caritasi” edhe për dy vitet e ardhshme. Ndërkohë që Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës Dodë Gjergji, ka shprehur përgëzimet e tij për kolektivin dhe nxënësit e kësaj qendre duke dhënë mesazhin se “dija dhe aftësimi profesional duhet të prekë jo vetëm mendjen por edhe zemrën”. Në fund të këtij manifestimi të pranishmit kanë marrë pjesë edhe në ekspozitën e hapur me punime inovative të nxënësve të kësaj shkolle.  /radiogjakova/