.
Published On: Fri, Apr 25th, 2014

Përvjetori i 13-të i lirimit të “Grupit të Gjakovës” (VIDEO)

Share This
Tags


 
Gjakovë- Data 25 prill e vitit 2001 ka hyrë në historinë më të re të Gjakovës, për faktin se atë ditë u liruan 143 të burgosur nga burgjet serbe që ishin nga Gjakova, të njohur edhe si “Grupi i Gjakovës”.

“Grupi i Gjakovës” u dënua nga gjykatat serbe me 1632 vjet burg, apo ndryshe me 16 shekuj, tre dekada e dy vite burg. Megjithatë, pas dy vitesh tortura ata u rikthyen edhe falë presionit ndërkombëtar, sidomos të atij amerikan që i kushtëzoi ndihmat për shtetin serb me lirimin e të burgosurve.

Të burgosurit u rikthyen nën mbikëqyrjen e Kyrqit të Kuq ndërkombëtar, ndërsa në ato ditë, Radio Gjakova ka transmetuar program maratonë, me autoparlantë nëpër qytet, si dhe gazetarët të cilët kishin dalë në kufi me Serbinë për të pritur të burgosurit gjakovarë, dhe me lidhje direkte, familjarët e tyre që kishin dalë për t’i pritur në qytet, iu dëgjonin zërin pas gjithë atyre muajve mungesë.

Kjo është një video nga “Produksioni Bimi”, që tregon në vazhdimësi protestat për lirimin e të burgosurve, me ditën që kulmuan, 25 prill 2001, bashkë me shpresën për rikthimin edhe të atyre që llogariten të zhdukur./radiogjakova/