Komuna krenohet me transparencën
Gjakovë- 3 maji është dita e lirisë së mediave dhe sipas raportit të lëshuar nga organizata Freedom House, raport ky që del çdo vit, Kosova radhitet e 98-ta, ku ka përparuar për katër vende nga viti paraprak.
Ndërkohë, në një deklaratë të komunës së Gjakovës, thuhet se kjo ditë i gjen mediat lokale përballë një transparence të mirë të institucioneve lokale. Zëdhënësi i komunës së Gjakovës Ali Tafarshiku ka thënë se që nga ardhja në komunë e qeverisjes së re, janë mbajtur 8 debate publike, janë kthyer afër 40 kërkesa për qasje në dokumente zyrtare, ka pasur intervista të rregullta të kryetarës Kusari – Lila e të tjera.
Tafarshiku ka rikujtuar se pas shumë kërkesave drejtuar qeverisjes së kaluar lokale, për gazetarët lokal tashmë është ofruar materiali i kompletuar për mbledhjet e Asamblesë Komunale, gjë e cila do ta lehtojë edhe më tej punën e gazetarëve lokal./radiogjakova/










