Së shpejti një vlerësim për punën e drejtorëve
Gjakovë- Drejtorët komunal në Gjakovë mund ta kenë një rivlerësim të rezultateve dhe përformancës së tyre, ndërsa në këtë rast nuk përjashtohet as ndërrimi apo zëvendësimi i ndonjërit prej tyre.
Kështu të paktën ka thënë kryetarja e komunës Mimoza Kusari – Lila, e cila gjatë një paraqitje për Radio Gjakovën ka thënë se në muajin qershor, 6 muaj pas marrjes së detyrës, është mundësia më e mirë për ta rishikuar përformancën e përgjithshme.
Kusari – Lila ka shtuar se një gjë e tillë nuk ka mundur të bëhet pas 100 ditësh, për faktin se një pjesë e madhe e drejtorëve janë emëruar më vonë dhe nuk kanë pasur kohë të mjaftueshme për prezantimin e performances së tyre./radiogjakova/
Kusari – Lila gjithashtu ka shtuar se vlerësimi i stafit politik do të bëhet në periudha të caktuara, të cilat pritet të jenë mjaft të shpeshta./radiogjakova/










