.
Published On: Thu, May 8th, 2014

Gjakova bëhet me dy kryetare!

Share This
Tags

asambleja-femijetGjakovë- Në kuadër të 9 Majit-Ditës së Evropës, është bërë konstituimi i Asamblesë Komunale për Fëmijë të Gjakovës, ku pas tre propozimeve të dalë nga fëmijët asambleistë, kryetare për dy vitet e ardhshme është zgjedhur Stina Nagavci.

Paraprakisht, Urim Fazlija, udhëheqës i Sektorit të Rinisë në Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport u ka dëshiruar mirëseardhje fëmijëve të cilët për dy vite do të përfaqësojnë interesat e tërë fëmijëve të komunës së Gjakovës.

Lumnije Shllaku, udhëheqëse e Zyrës për Barazi Gjinore ka shpjeguar se ky aktivitet mbahet në kuadër të 9 Majit-Ditës së Evropës, duke pohuar se shtetet që synojnë Bashkimin Evropian duhet të zbatojnë kriteret, siç janë edhe të drejtat e fëmijëve që janë paraparë edhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, Diana Çarkaxhia, drejtore e Drejtorisë së Arsimit ka uruar fëmijët për këtë iniciativë duke ofruar përkrahjen institucionale dhe të çdo natyre tjetër. Armend Vokshi, drejtor i Administratës është shprehur se kjo iniciativë është për tu çmuar dhe se në këtë mënyrë u jepet e drejta e fëmijëve.

Nga Fatmir Berisha, zyrtar i Komunës së Gjakovës për Integrime Evropiane janë ofruar të dhëna mbi historikun e Ditës së Evropës, shtetet anëtare të BE-së, si dhe  obligimet që duhet të përmbushin shtetet të cilat pretendojnë të jenë anëtare të BE-së.

Në fund, Valdrin Zhubi ka shoqata ”Save The Children” e cila ka qenë organizatore e këtij projekti që është zbatuar nga shoqata “Iniciativa 6”, ka folur për historikun e shoqatës si dhe për promovimin, avokimin dhe mbrojtjen e fëmijëve të komunës së Gjakovës në përgjithësi, pas konstituimit të Asamblesë Komunale për Fëmijë./radiogjakova/