.
Published On: Tue, May 13th, 2014

Jahjaga në Gjakovë, takon gratë te “Medica”

Share This
Tags

jahjaga-medica-kosovaGjakovë- Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka qëndruar të hënën në Gjakovë, me ç’rast e ka vizituar shoqatën Medika Kosova, shoqatë kjo e cila mirret me përkujdesjen për gratë kryefamiljare dhe gratë viktima të dhunës.

Ndonëse takimi ka qenë i mbyllur dhe pa prezencen e mediave, mësohet se presidentja Jahjaga i ka njoftuar gratë për interesimin e shtuar të investitorëve të huaj për investime në komunën e Gjakovës, në veçanti krijimin e bizneseve të reja për gratë dhe krijimin e vendeve të reja të punës për to.

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila, e cila gjithashtu ka shpalosur projektet e komunës për gratë kryefamiljare, por edhe për gratë viktima të rasteve të ndryshme të dhunës./radiogjakova/