.
Published On: Mon, May 12th, 2014

PDK-ja e Gjakovës cakton kandidatët për deputet

Share This
Tags

pdk-gjakovaGjakovë- Kryesia e degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Gjakovë, në mbledhjen e radhës ka debatuar lidhur me kandidatët e mundshëm të këtij subjekti politikë në komunën e Gjakovës,  për parlamentin e ardhshëm të Kosovës, i cili do të del pas zgjedhjeve të 8 qershorit të këtij viti.

Me këtë rast kryesia e PDK–së vendosi që të propozoj kandidatët e mundshëm për deputet të legjislaturës së ardhshme. Kështu, personat të cilët do të garojnë për këtë pozitë nga dega e PDK–së në Gjakovë janë Hajdar Beqa, kryetar i degës, Artan Nimani, nënkryetar i degës, Arbëresha Kuqi, kryetare e forumit të gruas së degës, pastaj Halit Isufi, anëtarë i kryesisë së degës si dhe Suzana Xharra, anëtare e kryesisë së degës./radiogjakova/