.
Published On: Thu, May 22nd, 2014

Aksidentohet një 10-vjeçar

Share This
Tags

Policia-e-KosovesGjakovë- Dega e Njësisë së Hetimeve të aksidenteve në komunikacion e Policisë së Kosovës në Gjakovë, përmes një komunikate për media, njofton se të martën pasdite rreth orës 16:50 në fshatin Meje të Gjakovës, i është përgjigjur një rasti të aksidentit, me ç’rast një këmbësore me inicialet A.D., shtetase e Kosovës e lindur më 2004, ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori i shtetit i cili ka autorizuar hetuesit për të ekzaminuar vendin e ngjarjes. Deri tek aksidenti supozohet se ka ardhur për deri sa ngasësi i dyshimtë shtetasi Sh.R. i lindur më 1972, ishte duke drejtuar automjetin e tipit  “Ford Transit”, në aksin rrugor Gjakovë-Ponoshec, me te arritur ne fshatin Meje deri sa ka bërë një tejkalim të autobusit, nga pakujdesia me pjesën e përparme të automjetit godet këmbësoren dhe nga inercioni i goditjes viktima pëson lëndime të rënda trupore.

Pas aksidentit ngasësi i dyshimtë dhe disa kalimtar rasti e kanë dërguar viktimën me një automjet tjetër për t’i ofruar ndihmën e nevojshme mjekësore në Emergjencën e Spitalit rajonal në Gjakovë e cila më pas është përcjellë për në Qendrën spitalore në Prishtinë. Ngasësit të automjetit me urdhër të prokurorit të shtetit i është shqiptuar masa e ndalimit policorë, thuhet në këtë komunikatë./radiogjakova/