.
Published On: Wed, May 21st, 2014

Gjakova në errësirë, s’ka ndriçim publik

Share This
Tags

gjakova-Gjakovë- Ka disa ditë që një pjesë e madhe e rrugëve të qytetit kanë mbetur në errësirë, kjo për faktin se KEDS-i e ka bërë shkyçjen nga rrjeti i energjisë elektrike për ndriçimin publik.

Kjo situatë e ka rritur pakënaqësinë tek qytetarët, ndërsa ka ngjallur debat politik në mesin e subjekteve politike, tash kur edhe jemi në prag të zgjedhjeve nacionale. Partitë opozitare, kryesisht AAK-ja kanë drejtuar akuza tek qeverisja lokale për dështimin, që sipas tyre, kjo qeverisje e ka pasur në menaxhimin e ndriçimit publik.

Nga ana tjetër, zyrtarët e tanishëm komunal thonë se nuk e kanë asnjë cent borxh ndaj KEDS-it për ndriçimin publik, por ndërprerja e furnizimit me energji elektrike është bërë për shkak të  borxhit të vjetër, të lënë nga qeverisja e AAK-së. E përderisa subjektet politike zihen mes vete, qytetarët thonë se situata është e papërballueshme.

Ata kërkojnë me ngulm që gjendja t’i kthehet normalitetit dhe nëpër rrugët e Gjakovës të kthehet ndriçimi publik, sepse me këtë gjendje siç është tani, shkalla e rrezikut me të cilin po ballafaqohen qytetarët është shumë e madhe./radiogjakova/