Urimi i Kryetares Mimoza Kusari Lila për Muajin e Ramazanit
Të nderuar bashkëqytetarë të komunës së Gjakovës,
Sonte jemi në prag të një muaji të madh i cila dallon nga muajt tjerë të vitit për besimtarët e besimit Islam, pasi për tridhjetë ditë do jetojnë me ndjenjën e solidaritetit dhe pastërtisë shpirtërore e cila i përkushtohet një fuqie ku është i përqendruar besimi islam.
Ky muaj është stimulim dhe nxitës për paqe, dashuri, mirëqenie, solidaritet, begati dhe sakrificë ndaj mishëruesit të gjithëpushtetshëm, Allahut!
Uroj gjithë besimtarët e fesë islame, si bashkëqytetarë, ata me të cilët çdo ditë bëjmë jetën tonë të përbashkët si dhe bashkatdhtetarë tanë kudo që janë që edhe në këtë muaj të shenjtë janë me ndjenjat më të larta për vendin dhe njerëzit e tyre.
Posaçërisht në këtë rast, uroj agjëruesit që të kenë përballje sa më të lehtë me agjërimin edhe në këto ditë të ngrohta vere!

Me respekt,
Mimoza Kusari Lila
Kryetare e Komunës së Gjakovës