.
Published On: Tue, Jul 1st, 2014

Ndalohet qarkullimi në një pjesë të rrugës në qendër të qytetit

Share This
Tags
 gjakova-nene-tereza
Me qëllim të krijimit të kushteve më të mira për qytetarë të komunës së Gjakovës, për të shëtitur lirshëm në orët e mbrëmjes, Drejtoria komunale e Shërbimeve Publike, ka marrë vendim që nga dita e sotme të mbyllët për qarkullim të automjeteve, një pjesë e rrugës “Nëna Terezë“ në qendër të qytetit.
Si jemi njoftuar nga Burim Meqa, drejtor, bëhet fjalë për pjesën e kësaj rruge nga kryqëzimi me rrugën “Beqir Kastrati” e cila shpie në drejtim të qendrave të mesme shkollore, e deri tek kryqëzimi me rrugën  “Abedin Tërbeshi”, përkatësisht rruga në drejtim të ish tregut të Gjakovës.
Sipas drejtorit Meqa, ndërprerja e qarkullimit të automjeteve në këtë pjesë të rrugës “Nëna Terezë“, vlen nga dita e sotme e deri me 31 gusht dhe gjatë kësaj kohe kjo pjesë e rrugës do të shndërrohet në shëtitore.