.
Published On: Thu, Jul 3rd, 2014

Filloj aksioni mbledhjes së qenëve endacak

Share This
Tags
 qente
Për  shkak të shtimit të numrit të qenve endacak, sidomos në brendi të zonës urbane të qytetit të Gjakovës, si dhe rritjes së shkallës së rrezikut që paraqesin për qytetarët, Komuna ka marr vendim që nga dita e sotme të fillojë aksionin për mbledhjen e qenve endacak që mund ti kanosin kalimtarët e rastit, por edhe për shkak të  rrezikut për mundësin e   bartjes së sëmundjeve apo viruseve të ndryshme.
Ky aksion do të realizohet në pikat identifikuese dhe mënyra e deritanishme e eliminimit fizik të qenve endacak nga Komuna është konsideruar si jo joadekuate, prandaj projekti për strehimoren e qenve është në fazën e dytë të trajtimit nga donatorët. Aksioni do të zgjasë tre ditë dhe deri në vendimin final për financimin e ndërtimit të strehimores do të jetë i përkohshëm.