Fushata e korrje shirjeve këtë fundjavë, nuk kënaq rendimenti i drithërave

Këtë fundjavë pritet të filloi fushata e korrje shirjeve të drithërave të bardha në teritorin e komunës së Gjakovës. Autokombajnerët dhe fermerët janë bërë gati për ta përfudnuar me sukses betejen për grumbullimin e bukës së re nga rreth 5 mijë hektarë. Ministria e Bujqësisë ka përcaktuar cmimin e korrjes për një hektarë grurë për kombajnerët, që do të jetë 110 euro.
Ndërkaq, pikat grumbulluese të grurit, tashmë presin të gatshëm të pranojnë sasitë e para të grurit që nga dita e shtunë. Ata porosisin që gruri i korrur të jetë pa lagështi, në të kundërtën nuk do ta pranojnë. Rendimentet e sivjeme pritet të jenë më të ulëta se sa që ishin planifikuar për shkak të kushteve të pavolitëshme klimatike që e shoqëruan procesin e zhvillimit të bimës së grurit. Ekipet profesionale të drejtorisë komunale të Bujqësisë këto ditë vazhdimisht janë në teren duke këshilluar prodhuesit bujqësor.










