Kusari – Lila uron ambasadoren Tracy Jacobson për Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve

Sot është 4 Korriku, dita kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënojnë përvjetorin e 238-të të Pavarësisë së shtetit të tyre. Në këtë ditë të shënuar për popullin amerikan, kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, i është drejtuar me një letër urimi ambasadores amerikane në Prishtinë, znj. Tracy Jacobson.
Duke e përgëzuar atë në emër të qytetarëve të Gjakovës për 4 Korrikun-Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve, Kusari-Lila, në letrën e sajë thekson se, shteti të cilin e përfaqësoni ju në Kosovë, vazhdon të mbetet motivi ynë institucional në punën e përditshme.
Banorët e Komunës së Gjakovës vlerësojnë ndihmën tuaj konkrete për ngritjen e mirëqenies, përmirësimin e shtetit ligjor dhe zhvillimin e gjithëmbarshëm ekonomik të vendit, të cilin tashmë e kanë njohur 107 vende të botës. Komuna e Gjakovës, si njëra ndër komunat më të prekura gjatë luftës së fundit, vlerëson lartë angazhimin e Ambasadës Amerikane në Kosovë dhe shpreson në ndihmën tuaj konkrete edhe për tejkalimin e sfidave ekonomike.
Si kryetare e kësaj Komune, më lejoni që në këtë ditë të madhe për kombin tuaj, t’u shpreh personalisht urimet më të mira dhe t’u siguroj për vendosmërinë dhe angazhimin tim, për të konsoliduar edhe më tej bashkëpunimin e ndërsjellë në mes të Komunës së Gjakovës dhe Ambasadës së SHBA-ve, thuhet në letren e urimit të kryetares së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, drejtuar ambasadores së SHBA-ve në Kosovë. Znj. Tracy Jacobson.










