.
Published On: Sat, Jul 5th, 2014

Rregullohen varrezat e martirëve në Meje

Share This
Tags
 meja-jahjaga
Janë duke vazhduar me intensitet të lartë punimet për rregullimin e varrezave të martirëve në Meje të Gjakovës. Sipas zyrtarëve komunal, konkretisht zyrtarëve të drejtorisë së Shërbimeve Publike, të cilët po i mbikëqyrin punimet, aktualisht në këtë vend është duke u zhvilluar faza e dytë e punimeve, për të cilën komuna e Gjakovës ka ndarë një shumë prej rreth 220 mijë euro, ndërsa qeveria e Kosovës pati ndarë 50 mijë euro.
Sipas këtyre zyrtarëve, faza e dytë që parasheh rregullimin e varrezave dhe të stazave të ecjes pritet të përfundojë brenda pak ditësh, ndërsa po bëhen përpjekje që menjëherë të fillojë edhe faza e tretë. Por, për këtë në komunë thonë se nuk kanë mjete të mjaftueshme financiare, prandaj për këtë kërkojnë ndihmë financiare nga qeveria e Kosovës. Ndryshe, bashkë me fazën e parë dhe këtë të dytën që është në përfundim, e po ashtu edhe me fazën e tretë që pritet të fillojë së shpejti, kompleksi memorial i martirëve në fshatin Meje pritet të kushtojë mbi 1 milion euro.