Gjakova në pritje të bashkëatdhetarëve – me aktivitete të shumta

Në kuadër të përpjekjeve për një pritje sa më të mirë për bashkatdhetarët tanë, të cilët ditët e pushimit të tyre vjetor dëshirojnë ti kalojnë në vendlindjen e tyre, komuna e Gjakovës do të organizoi një sërë aktivitetesh kulturore dhe sportive, në mënyrë që të krijoi një atmosferë të këndshme në qytet. Si jemi informuar nga Ali Tafarshiku, shef i kabinetit të kryetares së komunës, Mimoza Kusari-Lila, për bashkatdhetarët tanë mbrëmë në Gjakovë, ka nisur TOK FESTIVAL i cili do të zgjatë tre ditë, përkatësisht deri me 6 korrik.
Ky event kulturor mbahet prapa Qendrës Tregtare Nertili, dhe është i gërshetuar me muzikë nga DJ si dhe ekspozita e filma të ndryshëm. Pos kësaj nga data 11 deri më 13 Korrik, mbahet Festivali Folklorik Gjakovë – Shkodër, ndërkohë që tre ditë më vonë, përkatësisht më 16 Korrik, në komunën tonë do të mbahet Koncerti i grupit të njohur amerikan “TITO & TARANTULA”, ku do të performojnë edhe grupi Funky Guru si dhe këngëtarët e njohur nga komuna e jonë, Florent Abrashi, Vesa Smolica dhe Flaka Krelani. Koncerti mbahet në Pallatin e Kulturës”Asim Vokshi” në Gjakovë.
Në anën tjetër në përvjetorin e vdekjes së ikonës së poezisë shqipe, Ali Podrimja, me 21 Korrik në Gjakovë organizohet Nata poetike, e shoqëruar me muzikë dhe poezi. Në këtë kuadër do të bëhet edhe inaugurimi i shtatores së poetit emblematik Ali Podrimja. Aktivitetet në kuadër të pritjes së bashkatdhetarëve tanë, do të vazhdojnë me 10 Gusht me Garat e kërcimit nga Ura e Fshejtë, ndërkohë që në pjesën e fundit të muajit gusht do të mbarët Festivali i Sofrës, përkatësisht muzikë tradicionale nga të gjitha trevat shqiptare si dhe do të organizohet edhe Kino e hapur, me filma nga Doku Festi.










