Pas Prishtinës edhe Gjakova nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit me UNDP-në

Te merkuren në Gjakovë ka qëndruar shefi i UNDP-së në Kosovë, Endru Rasell me bashkëpunëtorë. Me këte rast, njeriu i parë i kësaj organizate të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, me nikoqiren, kryetaren e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit lidhur luftimin e korrupsionit në të gjitha nivelet komunale.
Lidhur me këte, në konferencën e organizuar me përfaqësues të mediave, kryetarja e Kusari Lila, ka thënë se në komunënn e Gjakovës do të vendosët një oficier ndërlidhës me Qendrën Inovative për luftimin e korrupsionit. Pos kësaj ajo ka vequar edhe rëndësinë e këtij memorandumi të bashkëpunimit, në sferën e qëndrueshmërisë ekonomike të komunës së Gjakovës.
Në anën tjetër, shefi i UNDP-së në Kosovë, Endru Rasell, e ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm këte memorandum, për ngritjën e nivelit të qeverisjës lokale, në mënyrë që komuna ta rrisë cilësinë e shërbimeve për qytetarë. “Mandati i ynë në Kosovë është luftimi i varfërisë, dhe një gjë tëtill ne gjithnjë e bëjmë në bashkëpunim të ngusht me udhëheqësit komunal”- ka thënë me këte rast Rasell.
Kur është fjala tek mënyra e implementimit të Planit të Integritetit, i cili në fokus ka luftimin e korrupsionit, në takimin me gazetar është thënë se, lidhur me këte do të hartohët një pyetësor për identifikimin e vatrave të mundshme të korrupsionit, në mënyrë që më pastaj të mirren masat e nevojshme parandaluese. Ndryshe, komuna e Gjakovës, është komuna e dytë në Kosovë, pas Prishtinës e cila ka nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit lidhur me luftimin e korrupsionit në nivelin komunal.










