Shtatorja e poetit Ali Podrimja inagurohet në dy vjetorin e vdekjes së tij
Komuna e Gjakovës e ka aprovuar lokacionin për ngritjen e shtatores për poetin emblematik shqiptar Ali Podrimja. Si jemi njoftuar nga Ali Tafarshiku, shef i kabinetit të kryetares së komunës Mimoza Kusari-Lila, kjo shtatore do të vendosët në afërsi të shkollës së parë shqipe në komunën tonë, në pjesën në të cilën gërshetohen pjesa e vjetër dhe ajo e re e Gjakovës.
Shtatorja është punim i skulptorit të njohur kosovar, Luan Mulliqi, ndërkohë që ceremonia e inaugurimit të këtij obelisku do të mbahet në dy vjetorin e vdekjes së ikonës së poezisë shqipe më 21 Korrik.
Në këtë kuadër do të organizohet edhe Nata Poetike, ku poezitë e veta do ti lexojnë krijues dhe shkrimtarë të ndryshëm, e gjithë kjo e shoqëruar edhe me muzikë. Ndryshe, sipas Tafarshikut, vendi ku do të vendosët shtatorja e Ali Podrimjës, i gjason vendit në Francë, ku është gjetur i vdekur njëri ndër poetet më të mëdhenj shqiptar të të gjitha kohërave.










