Gjakovarët nënshkruajnë peticionin – në kërkim të drejtësisë ndërkombëtare për gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë

Është duke vazhduar me intensitet të shtuar nënshkrimi i peticionit në kërkim të drejtësisë ndërkombëtare për gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë. Organizatorët kanë thënë për Radio Gjakoven se tryezat e vendosura në vendet e caktuara janë të përbëra nga stafi i caktuar nga komuna, ndërsa janë të pajisura edhe me material të nevojshme si formularët për nënshkrim dhe materiali vizual, konkretisht bilbordët informues.
Lumnie Shllaku, koordinatore e Zyrës për Barazi Gjinore e Komunës së Gjakovës ka thënë se interesimi i qytetarëve për mbështetje të kësaj fushate është jashtëzakonisht i madh, veçmas dominon interesimi i gjinisë mashkullore. Ndryshe, fushata është hapur nga dita e hëne dhe do të vazhdoj deri te premten, me datën 18 korrik 2014, ndërsa qytetarët mund të nënshkruajn prej orës 8 deri në ora 20 të mbrëmjes.
Në ditën e hapsjes së kësaj fushate, në Gjakova ka qëndruar edhe zëvendëskryeministrja e Koasovës Edita Tahiri, e cila ka thënë se qëllimi kryesor i nënshkrimit të këtij peticioni është të bëhet i njohur secili krim që është kryer në Kosovë dhe secili kriminel të dal para drejtësisë.










