AAK-ja reagon serish për zhvillimet në sektorin e shëndetit primar

Dega e AAK-së në Gjakovë po vazhdon që po thuasje çdo ditë të reagojë për zhvillime në sektorin e shëndetit primar, ku sipas tyre, qeverisja lokale po vazhdon të bëj shkelje të mëdha.
Caku i rradhës i subjektit opozitar është një rekomandim që drejtori komunal për Shëndetsi, Basri Komoni i ka dërguar drejtoreshës së QKMF-së Violeta Xërxa–Thaçi, përmes së cilit i rekomenadohet asaj që në një afat prej 10 ditësh të bëj disa reforma në QKMF, siç është hartimi i disa akteve normative dhe t’i përzgjedhë kryeshefat e dy departamenteve të QKMF-së.
Një rekomandim i tillë për AAK-në është ultimatum tendencioz që përngjanë me veprimet e sistemeve të kaluara komuniste. Por, të gjitha këto akuza janë hedhur poshtë nga zyrtarët komunal, të cilët pos që i kanë quajtur të pavërteta, kanë thënë se këto akuza të opozitës janë edhe qesharake dhe dëshmojnë për nivelin e ulët të tyre.
Sipas zyrtarëve komunal, rekomandimi i drejtorit Komoni nuk është asgjë më shumë sesa një rekomandim me kërkesa për rregullime të brendshme, i bazuar në ligj dhe në statusin e QKMF-së, prandaj në asnjë rrethanë ky veprim nuk mund të llogaritet si shkelje ligjore.










