.
Published On: Wed, Aug 6th, 2014

Gjakova në konkursin ndërkombëtar të arkitektëve

Share This
Tags

mimoza-europadKryetarja e Komunës, Mimoza Kusari Lila, sot ka nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit me Ilir Gjinollin, kryetarin e organizatës ”Europan” për prezantimin e Gjakovës në konkursin ndërkombëtar të arkitektëve që hapet në muajin shkurt të vitit 2015, dhe mbetet e hapur për katër muaj.

Sipas një njoftimi nga Komuna e Gjakovës, kryetarja Mimoza Kusari Lila, ka sqaruar se kjo nismë ka qenë ide dhe iniciativë e domosdoshme e zgjidhjeve urbanistike të pjesës së vjetër si dhe pjesës së re të qytetit. Më konkretisht, Kusari Lila ka bërë të ditur se bëhet përfshirja përgjatë lumit Krena, nga “Ura e Islam Begut” deri te “Ura e Pazarit”.

“Ky projekt është i rëndësishëm për Komunën sepse rritet funksionaliteti i hapësirës, dhe se si projekt zhvillimor është edhe nxitje për partneritet publiko-privat si dhe atë privat, sidomos në “Çarshinë e Madhe” ka pohuar ajo.

Kurse, Ilir Gjinolli ka bërë të ditur se pas mbylljes së konkursit, në muajin nëntor të vitit 2015 do të shpallen rezultatet e konkursit si projekt ideor, ku marrin pjesë përfaqësues prej më se njëzet shteteve dhe se e rëndësishme për Komunën është edhe prezantimi i qytetit në një forum evropian.

Kryetarja Mimoza Kusari Lila duke falënderuar organizatën “Europan” për bashkëpunim ka bërë të ditur se ky projekt do të kushtojë 60 mijë euro.