.
Published On: Wed, Aug 13th, 2014

Konfiskohet marihuanë dhe kanabis në Gjakovë

Share This
Tags

mariuana-Policia e Kosovës ka gjetur dhe konfiskuar një sasi të bimë dhe substanca narkotike në rrethin e Gjakovës, në kuadër të një aksioni të ndërmarrë sot në mëngjes.

Operacioni policor është zhvilluar nën dyshimin e bazuar se persona të dyshuar kryenin veprën penale ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike, njofton zyra për informim e PK-së.

Operacioni është realizuar në rajonin e Gjakovës në bashkëpunim edhe me njësi tjera të PK-së, i cili ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar.

Personat e arrestuar janë:

• B. V. i lindur më 1972 m/k/sh
• Xh. M. i lindur më 1966 m/sh/k

Gjatë bastisjes në dy lokacione, gjegjësisht prona të të dyshuarve, njësitë policore kanë konfiskuar në cilësi të provave materiale:

• 59 bimë të llojit Kanabis Sativa me gjatësi nga 50cm deri 3 metra,
• 18 kg e 584.5 gr substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë si dhe
• 51.9 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë

Të gjitha veprimet policore janë kryer nën autorizim të Prokurorisë kompetente.

Të dyshuarve pas intervistimit në konsultim me prokurorin iu është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.