.
Published On: Tue, Oct 7th, 2014

Fillon sanimi i rrugëve në komunën e Gjakovës

Share This
Tags

rruge-sanime-Në komunën e Gjakovës ka nisur sanimi i rrugëve të cilat janë të shtruara me asfalt dhe të cilat paraqesin pengesë në qarkullimin normal të automjeteve  brenda territorit të komunës sonë.

Si jemi njoftuar nga Burim Meqa, drejtor i Drejtorisë Komunale të Shërbimeve Publike, sanimi përkatësisht riasfaltimi i këtyre rrugëve po bëhet bazuar në kontratën vjeçare, ndërkohë që përparësi kanë rrugët e dëmtuara më shumë si dha ato të cilat kanë intensitet më të lartë të qarkullimit.

Sipas tij, fillimisht janë identifikuar 19 rrugë të cilat do të trajtohen me prioritet ndërkohë që do të vazhdohet edhe me rrugë të tjera, për të cilat janë siguruar mjetet përkatëse.

Drejtori Meqa, për Radio Gjakovën ka thënë se vlera totale e kësaj faze të sanimit të rrugëve me asfalt kap shumën prej 130 mijë euro, ndërkohë që ato pritet të përfundojnë brenda 2 muajve nga moment kur ka nisur ky proces./radiogjakova/