.
Published On: Wed, Oct 15th, 2014

Plani tri pikësh për të shmangur përmbytjet

Share This
Tags

krena---Stina e vjeshtës e cila rëndom karakterizohet me reshje të shumta të shiut, me të cilat stërmbushen lumenjtë të cilët kalojnë përgjatë qytetit të Gjakovës, gjë e cila rrezikon nga përmbytjet, që përsëriten nga viti në vit.

Për të parandaluar daljen e lumenjve nga shtrati i tyre, në mbledhjen e fundit të Bordit të Drejtorëve në Kuvendin Komunal të Gjakovës, drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje e Shpëtim, Ndue Muqaj, ka prezantuar tri kërkesa për pastrimin e kanaleve përkatësisht të këtyre lumenjve.

Kërkesa e parë kishte të bëjë me pastrimin e kanalit të ujit në hyrje të qytetit nga drejtimi i Pejës, përkatësisht nga Fabrika e Lëngjeve e deri tek rruga “Dëshmorët e Dujakës” në lagjen Dardania.

Një kërkesë tjetër ishte krijimi i parakushteve për ndërhyrje në pastrimin e shtratit të Lumit “Krena” në rrugën“Skënder Shehu”, ndërkaq e treta me pastrimin e shtratit të Krenës në rrugën “Hysen Mehmeti”.

Nisur nga fakti se bëhet fjalë për pika neuralgjike ku gjatë të reshurave të shiut rëndom shkaktohen vërshime të vazhdueshme dhe rrezikohen pronat e qytetarëve, të cilat ndodhen në breg këtij lumi, drejtorët e drejtorive aprovuan kërkesën e Drejtorisë komunale për Mbrojtje dhe Shpëtim në Gjakovë, për të intervenuar në pastrimin e këtyre pikave./radiogjakova/