.
Published On: Wed, Dec 17th, 2014

KEDS-i kujdeset për sigurinë në trafostacione

Share This
Tags

keds-Zyrtarët e KEDS-it kanë bërë të ditur se gjatë muajve të kaluar pos intervenimeve në rrjet janë përkujdesur edhe për sigurinë në trafostacione. Gjatë verës vetëm në Distriktin e Gjakovës janë ndërtuar konstruksionet metalike për tri trafo, duke bërë që të rritet siguria për qindra qytetarë.

“Kemi ndërtuar konstruksionet për trafo në Rogovë të Hasit, Guskë dhe Kralan. Këto e kanë rritur sigurinë për qytetarët dhe kualitetin e shërbimeve për konsumatorë”, thotë Milot Kursoni, udhëheqës i Ekipeve të Mirëmbajtjes në Distriktin e Gjakovës.

Nga këto investime janë shprehur të kënaqur edhe konsumatorët. “Jemi shumë të kënaqur me këtë intervenim të KEDS-it. Kërkesa jonë u realizua dhe tash ndihemi shumë të sigurt. Gjendja më herët nuk ka qenë aspak e mirë”, thotë Agim Meka nga Kralani, pronar i shitores “Meka” që gjendet përballë trafos./radiogjakova/