Ozan e Minxhozi vizitë në “Bone Vet”
Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, ka pritur në vizitë të përbashkët ambasadoren e Turqisë, Songul Ozan dhe ambasadorin e Shqipërisë, Qemal Minxhozi, të cilët bashkarisht kanë vizituar organizatën ,gegjësisht qendrën “Bone Vet”, e cila është vlerësuar për kreativitetin dhe mundësitë për aftësim, sidomos në lëmin e elektroteknikës dhe mekanikës të të rinjëve.
“Kjo qendër kreative, njiherit ofron mundësi edhe për ndërmarrësi dhe gradualisht Gjakova hynë në konkurrencën e tregut ndërkombëtar” ka theksuar kryetarja Mimoza Kusari Lila për këtë qendër, e cila është e para e këtij lloji në Ballkan. Ndërkaq, ambasadorja e Turqisë, Songul Ozan, pohoi se e vizituan këtë qendër ku u njohën nga afër me aktivitetin që josh të rinjët, dhe se duhet të themi se zhvillimet rajonale arrihen përmes bashkëpunimeve konkrete të shteteve të rajonit, për çfarë ne po angazhohemi dhe po vëmë kontakte edhe me firmat turke.
Duke dhënë vlerësime të mëtejme pozitive për qendrën “Bone Vet”, ambasadorja Songul Ozan, ka theksuar se “kjo organizatë me kreativitetin e saj, gjithashtu inkurajon të rinjtë”. Ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi, në vlerësimin e tij për qendrën “Bone Vet”, është shprehur se është një mesazh i qartë për Shqipërinë që të ushtrohet një aktivitet i tillë”.
Vllaznim Xhiha, menaxher i organizatës “Bone Vet”, ka njoftuar me mundësitë që ofron kjo organizatë dhe projektet ku do të kyçeshin të rinjtë, nxënësit dhe studentët, dhe për nismën e qendrës ka falënderuar për mbështetje kryetaren Mimoza Kusari Lila.Pasi ambasadorja turke, Songul Ozan, përmendi bashkëpunimin rajonal, kryetarja Mimoza Kusari Lila bëri të ditur se falë këtij bashkëpunimi edhe do të bëhet renovimi i tërësishëm i konviktit për nxënës dhe student “Sadik Stavileci”, për çfarë dhe shprehu mirënjohjen e saj.