Krishtlindjet, mbahet mesha kryesore në Gjakovë
Kisha e re e Shën Palit dhe Shën Pjetrit ka qenë e mbushur me besimtarë katolikë të cilët morrën pjesë në meshën kryesore të Krishtlindjeve në Gjakovë.
Në këtë meshë e cila u drejtua nga Pater Ndou u dhanë mesazhe për më shumë dashuri mes njëri-tjetrit, për paqe, tolerancë dhe punë në të mirë të vendit. E pranishme në meshën e mesnatës ishte edhe kryetarja e Gjakovës Mimoza Kusari-Lila.
E para e Gjakovës, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, bashkëpuntorë dhe asambleistë, përmes rrjetit socoail Facebook ka uruar edhe njëhreë të gjithë besimtarët për festën e Krishtlindjeve.
“Atmosferë e bukur dhe ngrohtë në kishën e re të Gjakovës për meshën e Krishtlindjes. Gëzuar për shumë mote me gëzime, shëndet dhe lumturi për të gjithë!”, ka shkruar Kusari-Lila.
Në vargun e shumë urimeve për këtë festë, edhe Radio Gjakova uron gjithë dëgjuesit e besimit katolik gëzuar Krishtlindjet./radiogjakova/