.
Published On: Thu, Dec 25th, 2014

Nisma për Kosovën kritikon Kusari-Lilën

Share This
Tags

nisma-hoxha-gjakovaNisma për Kosovënm dega në Gjakovë, përmes një konference për media ka kritikuar kryetaren Mimoza Kusari-Lila dhe qeverisjen e saj, te cilat, sipas tyre, nuk kanë bërë asgjë për të ndryshuar gjendjen në komunën e Gjakovës.

Fazli Hoxha, koordinator në këtë subjekt politik, ka deklaruar se mungesa e ngrohjes, rinovimi i shkollave pas fillimit të rocesit mësimor, hapja me vonesë e konkursit për mesimdhënës, punësimi i militantëve partiak jan vetëm disa nga të këqijat që ka sjell kjo qeverisje.

Po ashtu, duke përmendur ekonominë, ai ka thënë se përkundër faktit që Kusai-Lila ka mbajtur premtimin për zonë të lirë ekonomike, asgjë nuk ka ndryshuar për bizneset e vogla dhe të mesme te cilat avzhdojnë të përballen me vështirësi./radiogjakova/