.
Published On: Fri, Dec 26th, 2014

Vendimi, ndalohet qarkullimi i automjeteve në qendër

Share This
Tags

gjakova-natenDrejtoria e Shërbimeve Publike ka njoftuar se në ditët e fundit të këtij viti dhe në fillim të vitit të ardhshëm do të fillojë ndalimi i automjteve në rrugën kryesore të qytetit për disa orë.

Nga data 27 dhjetor (nesër) deri më 2 janar nga ora 20:00 e mbrëmjes deri në 00:00 ndalohet qarkullimi i automjeteve nga kryqëzimi mes rrugëve “Nëna Terezë” – “Beqir Kastrati” deri tek kryqëzimi mes rrugëve “Nëna Terezë”-“Abedin Tërbeshi”, saktësisht e njëjta distancë që ndalohet gjatë muajve të verës.

Arsyeja e këtij vendimi, sipas zyrtarëve komunal, bëhet për shkak të krijimit të kushteve për gjithë qytetarët të cilët rrugën do ta përdorin si shëtitore me rastin e festave të fundvitit./radiogjakova/