.
Published On: Tue, Dec 30th, 2014

Mustafa takohet me përfaqësuesit e familjeve të të pagjeturve

Share This
Tags

mustafa-gjakovePas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, kryeministri Isa Mustafa ka takuar familjarët e personave të pagjetur dhe përfaqësuesit e Komisionit parlamentar për të pagjeturit. Me këtë rast Kryeministri ka bërë me dije se çështja e të pagjeturve do të hapet edhe në Bruksel dhe se do të insistohet që kjo çështje të jetë pjesë e dialogut Prishtinë-Beograd.

Ai shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për zbardhjen e fatit të të pagjeturve. Në anën tjetër në fjalën e ti, Prenkë Gjetaj, kryetar i Komisionit për persona të pagjetur ka thënë se në Kosovë vazhdojnë të mbesin 1 mijë 655 persona të pagjetur.

Ndërkaq, përfaqësuesi i familjarëve, Bajram Çerkini, ka kërkuar  nga Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës që të insistojnë tek  ndërkombëtarët që t’i bëjnë presion Beogradit për zbardhjen e fatit të të pagjeturve, meqë edhe ky vit, përkundër pritjeve të mëdha, po përballet pa u zbardhur fati i atyre që ju humbi çdo gjurmë gjatë luftës së fundit në Kosovë./radiogjakova/