31 dhjetori, dita e fundit “nër” Pejë
Përpos që është dita e fundit e vitit, dita e sotme, 31 dhjetori është edhe dita e fundit e varshmërisë së komunës së Gjakovës nga Peja, në aspektin e sigurisë.
Prej nesër, me 1 janar 2015, Gjakova do të ketë drejtori të veçantë e policisë me të gjitha elementet e nevojshme, e po ashtu edhe me tabelat e veçanta të makinave, me numrin simbolizues 07. Në fakt, procedurat për këtë pavarësi kanë filluar pikërisht një vit më parë, kur edhe u pavarësua sistemi i drejtësisë, konkretisht gjykata dhe prokuroria.
Përderisa sektori i drejtësisë tashmë e ka marrë veten, edhe zyrtarët e sektorit të sigurisë premtojnë se janë të gatshëm që në ditët e para të dëshmojnë se janë të aftë dhe se Gjakova e ka merituar pavarësimin nga Peja./radiogjakova/