.
Published On: Tue, Jan 6th, 2015

VV: U dhunuan dhe arrestuan dy aktivistë të Gjakovës (VIDEO)

Share This
Tags

vv-protestaNë protestën që u organizua para Kishës Ortodokse në Gjakovë për shkak të ardhjes së pelegrinëve serbë me rastin e Festës se Krishtlindjes Ortodokse, Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se janë arrestuar në mënyrë të dhunshme dhe pa asnjë arsye dy aktivistë të saj, Ngadhnjim Haxhosaj dhe Gerold Nikoliqi.

“Aktivisti Ngadhnjim Haxhosaj është goditur gjatë arrestimit dhe më pas edhe në Stacionin e Policisë në Gjakovë. Të dy vazhdojnë të mbahen të arrestuar.

“Arsyeja e protestës së përvitshme të qytetarëve të Gjakovës, e ku po marrin pjesë edhe shoqata “Thirrjet e Nënave” është ardhja në këtë pelegrinazh edhe e personave të dyshuar për pjesëmarrje në krime të luftës në Gjakovë, ndër ta edhe ish kryetari i dhunshëm i KK Gjakovë, Gjokica Stanojeviq. Kjo në një kohë kur në këtë komunë ende ka persona të pagjetur nga lufta e fundit.

“Lëvizja Vetëvendosje, Qendra Gjakovë kërkon ndërprerjen e arrestimeve arbitrare të aktivistëve të saj, si dhe lirimin e menjëhershëm dhe të pa kusht të tyre”. thuhet në deklaratën e VV-së./radiogjakova/