Komuna: Jabllanoviç, mëso më shumë për Gjakovën
Komuna e Gjakovës ka reaguar në lidhje me deklaratat e fundit të Ministrit për Komunitete dhe Kthim, Aleksandër Jabllanoviç i cili i quajti qytetarët gjakovarë “egërsira”. “Është për keqardhje qasja e ministrit Jabllanoviç që në ditët e para të detyrës së tij në raport me qytetarët e vedit të cilit i shërben.
“Deklarata ofenduese ndaj qytetarëve të Komunës së Gjakovës tregon më së miri se si politikanë të ndryshëm nuk kanë lidhje me realitetin e krijuar që 16 vite në Kosovë, e aq më pakë vet ministri nuk është i interesuar të kontribuoj në paqe dhe përmirësim të mardhënjeve.
“Sikur t’i interesonte kjo situatë ministrit Jabllanoviç, atëherë do vinte në Gjakovë dhe të shikonte varrezën më të madhe në Republikën e Kosovës dhe të njihej më mirë me realitetin e Komunës së Gjakovës. Përkundër të gjitha këtyre, Komuna e Gjakovës ashtu sikur kupton ushtrimin e të drejtës fetare, njejtë respekton edhe të drejtën e protestës dhe të paknaqësisë që shprehet në mënyrë demokratike, pasi kjo e drejtë i sigurohet qytetarëve edhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
“Konsiderojmë se avansimi i urrejtjes përmes kësaj gjuhe do garantoj vështirësi të reja dhe në të njejtën kohë do prodhojë tensione tjera të panevojshme”, thuhet në deklaratën e Komunës së Gjakovës./radiogjakova/