.
Published On: Sat, Jan 10th, 2015

Deda, Isa Mustafës: Shkarkoje Jabllanoviqin!

Share This
Tags

ilir-dedaDeputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda, duke iu kundërpërgjigjur një postimi në Facebook të kryeministrit Isa Mustafa, ka thënë se në vend se të tentojë t’ia ndalojë Mimozës e Shpendit fjalën, Mustafa më mirë e ka ta nënshkruajë vendimin për shkarkim të Jabllanoviqit.

Lexojeni të plotë postimin e deputetit Ilir Deda në Facebook:

“Isa Mustafa në vend se të kërkojë argumente të paqena, dhe në vend se të tentojë t’ja ndalojë Mimozës e Shpendit fjalën, më mirë e ka ta nënshkruaj vendimin për shkarkim të Jabllanoviqit, dhe me vepër të tregon se nuk lejohet ofendimi i familjarëve të viktimave të luftës në Gjakovë” (sic), ka shkruar Deda.